Rektori i Universitetit të Tetovës nis telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Bahri Ganiut


TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë e mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Haxhi Bahri Ganiut, të veprimtarit dhe të arsimdashësit tonë të njohur.
E kam shumë të vështirë të pajtohem me faktin se po u drejtohem me telegram ngushëllimi për një patriot të rrallë, i cili në vitin 1994, i hapi dyert e shtëpisë së tij për Prof. Dr. Fadil Sulejmanin dhe bashkëpunëtorët e tij për ta nënshkruar Aktin e themelimit të Universitetit të Tetovës. Haxhi Bahri Ganiu, ishte nga ata burra vizionarë e largpamës që ideal parësor e kishin kauzën tonë kombëtare.
Të gjithë ne në Universitetin e Tetovës, studentët e të gjitha gjeneratave, profesorët dhe të gjithë drejtuesit ndër vite, i jemi mirënjohës për kontributin e veçantë, ndihmën dhe përkrahjen për Universitetin e Tetovës dhe arsimin sipëror në gjuhën shqipe.
Vepra e tij le të na shërbejë si frymëzim në rrugëtimin tonë të ardhshëm, neve dhe gjeneratave që vinë pas nesh.
Ngushëllimet më të ndjera familjes së nderuar Ganiu, miqve dhe mbarë opinionit publik.
U prehtë në paqe!
Lavdi veprës së Tij!
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Baby Boo