INSPEKTORIATI SHËNDETËSOR JEP REKOMANDIME PËR QYTETARËT QË DO TA KRYEJNË HAXHIN


Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor lidhur me udhëtimet e ardhshme të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të besimit islam, për të kryer haxhin në Arabinë Saudite, doli me rekomandime për kushtet dhe mënyrën nën të cilat mund të organizohen këto udhëtime, në pajtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, aktet e veta nënligjore dhe në pajtim me rregullat ndërkombëtare shëndetësore.

Në pajtim me të dhënat e marra nga BFI, këtë vit nga Maqedonia e Veriut për në Arabinë Saudite në haxh do të nisen rreth 850 persona përmes rrugës ajrore përmes Aeroportit ndërkombëtar Shkup dhe atë me datë 30 korrik dhe 31 korrik 2019.

Para nisjes për në haxh nga ana e inspektorëve të ISHSSH, secili udhëtar do t’i kontrollohet libreza e verdhë për shkak të kontrollit të vaksinimit kundër meningjitit meningokok, si dhe kontrollit të dokumentacionit të organizuesve për shoqërim të siguruar të grupeve nga mjeku.

Nëse për udhëtime përmes rrugës tokësore ISHSSH nuk informohet në afatin e caktuar me ligj, nuk ka për obligim të sigurojë ekip kujdestar në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Më 19 korrik, informon ISHSSH, është organizuar takim në të cilin morën pjesë përfaqësues të BFI-së, MPB-së, MPJ Qendra për shëndet publik, ISHP, MALMED, dhe TAF Aeroporti ndërkombëtar Shkup, ku përfaqësuesit e BFI-së informuan se me donacion nga Turqia është siguruar vaksina kundër meningjitit meningokok dhe e njejta pas sigurimit të dokumentacionit të kërkuar nga ana e MALMED, përmes IPSH Shkup, do t’u distribuohet qendrave për shëndet publik.

ISHSSH thekson se personat të cilët udhëtojnë për në haxh (tubime masive), në vende me rrezik për sëmundje të caktuara ngjitëse, mund të udhëtojnë vetëm në mënyrë të organizuar në grupe jo më të vogla se 40 persona.

Me atë rast, organizuesi i udhëtimit është i detyruar në shoqërim të secilit grup, të sigurojë së paku nga një mjek (të parashtrojë licencë për mjekun drejt ISHSSH) me pajisje adekuate mjekësore dhe barëra, dhjetë ditë para fillimit të udhëtimit të parashtrojë listë të udhëtarëve në ISHSSH me të dhëna për vitin e lindjes, vendbanimin, numrin e dokumentit udhëtues, numrin e letërnjoftimit dhe të parashtrojë Raport për udhëtim drejt ISHSSHgjatë M3 me të dhëna për organizuesin, ditën e nisjes dhe kthimit, si dhe vendkalime kufitare të shënuara dhe vende nëpër të cilat do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite.

Më tutje, personat të cilët udhëtojnë për në haxh janë të obliguar të kenë siguruar Vërtetim ndërkombëtar të vaksinave (libreza e verdhë) me dëshmi për imunizim të kryer kundër meningjitit meningokok, në Qendrën kompetente për shëndet publik (sipas vendbanimit) 10 ditë para nisjes.

ISHSSH rekomandon që personat gjatë kthimit të tyre nga haxhi, në vetë vendkalimin kufitar, hyrje në RM nga ana e ISHSSH me vendim do të jenë të obliguar të paraqiten në mbikëqyrje shëndetësore në Qendrën kompetente për shëndet publik.

Masat e cekura duhet t’i respektojnë organizuesit e udhëtimeve dhe vetë udhëtarët, ndërkaq për mosrespektim të cilës do prej tyre nga ana e ISHSSH do të ndërmerren procedura adekuate inspektuese.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut pika të vetme për hyrje dhe dalje janë Aeroporti ndërkombëtar Shkup për udhëtime në tubime masive me anë të rrugës ajrore dhe vendkalimi kufitar Deve Bair, për udhëtime tokësore, qëndron në kumtesën e ISHSSH-së.

Baby Boo