Rekomandime nga AUV për mbrojtjen e bagëtive dhe kanakarëve nga moti i nxehtë


Kanakarët shtëpiak të mos lihen në automjet të mbyllur të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, të mos shëtiten në periudhën më të nxehtë të ditës, vazhdimisht dhe mjaftueshëm të kenë ujë të pastër dhe të freskët dhe të mbahen në hapësira të ajrosura që të mos vijë deri tek sulmet nga i nxehti për shkak të temperaturave të larta, rekomandon Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Bagëtia, gjithashtu, duhet të ruhet në kushte adekuate, ndërsa për punë të shfrytëzohet vetëm në orët e herëta të mëngjesit ose në orët e mbrëmjes kur temperaturat janë të ulëta. Duhet pasur kujdes edhe me numrin e bagëtive në objekte.

“Temperaturat mbi 30 gradë për çdo kafshë janë stres i madh që mund të manifestohet me konsumim të zvogëluar të ushqimit, nevojë të rritur të ujit, prodhimtari të zvogëluar të qumështit dhe rritje të dobët. Nëse kafshët mbahen në kushte joadekuate ose nëse janë të ekspozuar në diell mund të vijë drejt paraqitjes së sulmeve nga i nxehti. Në të dy rastet rezultati mund të jetë fatal në qoftë se nuk veprohet në kohë”, paralajmëron Agjencia.

Simptomat janë të njohura, ndërsa manifestohen me frymëmarrje të përshpejtuar dhe të paktë, ecje të pasigurt, temperaturë të rritur trupore, puls i përshpejtuar, pamje trishtuese, etje të rritur, anuri, ngërçe të muskujve të cilët paraqiten në fund, me parashikim të pavolitshëm.

Koha e paraqitjes së simptomave të para varet nga temperatura e jashtme, lagështia e ajrit dhe ventilimi, si dhe nga gjendja e mekanizmit mbrojtës të kafshëve.

“Nëse vërehen simptoma të këtilla tek kafshët, nevojitet urgjentisht të reagohet. Kafsha duhet të nxirret në hapësirë të ftohur, ku ka sasi të mjaftueshme të ajrit. Duhet t’i jepet ujë i mjaftueshëm i freskët, ndërsa temperatura e trupit të zvogëlohet me larje/spërkatje me ujët mesatarisht të ftohtë, ose me mbulim të kokës dhe qafës me leckë të ftohtë dhe të lagësht, por duke pasur kujdes që ftohja e kafshës të mos bëhet në mënyrë të përshpejtuar”, potencojnë nga AUV.

Baby Boo