MPB flet pas denoncimit të qytetarit se, i kanë “kidnapuar” fshatarët e Karadakut të Shkupit (Tanushë, Brezë)


Qytetari L.M. dje ka denoncuar në Pa Censurë, se ai dhe fshatarë të tjerë janë kidnapuar nga njësiti special EBR, rrugës për fshatrat e Karadakut të Shkupit Tanushë dhe Brezë.

Denoncuesi L.M. tha: “Kidnapim i fshatarëve të cilet lëviznin nga Shkupi për në fshat dhe nga fshati për në Shkup. Theksoj edhe njëherë,”kidnapim”, ndalnin fshatarët dhe i fusnin në rrugë qorre, ju konfiskoheshin gjërat personale celular etj. Familjarët e tyre nuk kanë ditur me orë të tëra se ku gjinden të afërmit e tyre. Unë personalish qëndrova rreth 3 orë të tëra dhe ndjehem shumë i revoltuar, nga kjo sjellje arrogante e njësitit EBR që bënin mbi të gjithë ata që i ndalonin si dhe mbi mua.” thotë më tej denoncuesi.

Por, nga MPB për aksionin në fjalë thonë, se është një aksion normal si të gjithë aksionet e tjera që ndërmerr MPB-ja. “Është aksion i rregullt që kemi zhvilluar në atë zonë, ndjekim kontrabandimin që zhvillohet me drunjtë, tregtinë me kafshë dhe mallra të tjerë që janë të jashtëligjshëm dhe pikërisht ajo zonë ka intenzitet më të madh” thonë nga MPB.

Nga MPB-ja gjithashtu paralajmërojnë, se do ta luftojë deri në fund tregtinë e paligjshme./Pa Censurë

Baby Boo