Reklama më e re e rekrutimit, ushtria britanike synon myslimanët


Ushtria britanike lansoi një seri të re reklamash televizive, duke përfshirë një që tregon një ushtar mysliman duke falur namaz para shokëve të tij, shkruan The Sunday Times përcjell Fakte.
E titulluar “Duke mbajtur besimin tim”, reklama tregon një ushtar të gjunjëzuar në namaz, buzë një lumi malor gjatë një patrullimi luftarak. Anëtarët e tjerë të skuadrës së tij shihen ulur duke pritur në kodër dhe duke ulur zërin e radio lidhjes në mënyrë që ai të mos ndihet i shqetësuar.

Besohet që kjo të jetë hera e parë që një reklamë e ushtrisë paraqet një ushtar mysliman duke falur namaz, ndërkohë që ky filmim është pjesë e një fushate televizive, të radios dhe online në vlerë prej 1.6 milion funtesh, e projektuar për të rritur numrin e rekrutimit të ushtarëve.

Koloneli Simon Stockley, ndihmës drejtor i rekrutimit të ushtrisë, tha: “Reklamat tregojnë mbështetjen që ushtria i jep të gjithë ushtarëve për t’i inkurajuar ata që të arrijnë qëllime personale dhe profesionale përmes një ndjenje të përbashkët të përkatësisë”.

Baby Boo