“Reketi”, prokuroria heton incizimet e fundit, ja rezultati


Prokuroria po heton se si dhe prej ku janë postuar shtatë regjistrimet audio në internet, ku dëgjohet biznesmeni dëshmitar në rastin Reket. Kontrollet duhet të tregojnë nëse bisedat e reja në Jutjub janë postuar nga brenda ose jashtë vendit. Për më tepër, prokuroria duhet të përcaktojë se kush fshihet pas profilit “U6e Big” dhe nëse është një profil i dedikuar vetëm për të publikuar bisedat.

Incizimet audio u publikuan të shtunën apo vetëm një ditë pasi në gjykatë për rastin “Reket” dëshmoi biznesmeni i dëmtuar Orce Kamçev. Në biseda, përveç familjes Zaev, përmendet edhe lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Sinqerisht nuk i kam dëgjuar incizimet, vetëm i kam lexuar transkriptimet në disa media. S’kam çfarë të shtoj apo të heq. Ajo që është thënë në ato transkriptime është burim që Ministria e brendshme menjëherë duhet ta verifikojë, si ka ardhur deri tek ky incizim, cilët janë pasojat dhe menjëherë të ndërmerren masat nga organet e ndjekjes – tha Hristian Mickoski- lider i VMRO DPMNE-së.

Derisa VMRO DPMNE-ja akuzon se rasti “Reket” është nën drejtimin e kryeministri Zoran Zaev, LSDM pyet pse opozita ka qenë e financuar nga Orce Kamçevi.

Hetimi për këtë aferë duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve, si edhe për atë se kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal. Nëse borxhi ka lidhje me rastin Reket në vetë VMRO DPMNE-në? Çfarë kanë financuar kompanitë e Orce Kamçevit, i dyshuar në disa raste të PSP-së për fushatën e VMRO-DPMNE-së dhe Siljanovskës? -thonë nga LSDM.

Rasti “Reket” vazhdon edhe nesër ku duhet të dëshmojë bashkëshortja e Orce Kamçevit, Ana, e cila i ka dhënë gjysmë milionshin e parë Boki 13 dhe Zoran Kiçeecit.

Baby Boo