Tetovë: Vdes nga korona virusi edhe pse ishte i vaksinuar


Kreu i qendrës Kovid – Tetovë, Dr. Gzim Nuredini njoftoi sot se një pacient 62 vjeçar i cili ishte infektuar me Kovid-19 vdiq dje, megjithëse më parë kishte marrë dy doza të vaksinës Sinofarm ( me 6 korrik).

Ai tha se ata nuk dëshirojnë të frikësojnë njerëzit e tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese me këtë rast dhe se ky rast nuk duhet të shërbejë si një justifikim që ata të mos vaksinohen.
– Kjo çështje është pak e vështirë për tu shpjeguar. Dihet që të vaksinuarit mund të infektohen dhe të jenë pozitivë. Në këtë rast kemi pasur një pacient i cili kishte probleme kronike të veshkave, hipertension dhe kardiomiopati. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të merret si rregull që gjithmonë do të ndodhë dhe nuk duhet të jetë një moment demotivues për pacientët e tjerë që kanë dy ose tre sëmundje kronike, tha Nuredini.

Baby Boo