“Reket”, dëshmojnë kryetar komunash të LSDM-së


Kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev u thirrën të japin dëshmi në prokurorinë për krim të organizuar për rastin “Reket”. Prokuroria nuk dha detaje të tjera.

Vijon ekspertiza e materialeve të grumbulluara nga kontrollet e kryera. Me urdhër të prokurorisë, po kryhet ekspertiza e përmbajtjes së telefonit të dytë të gjetur dhe të konfiskuar të prokurores publike”-thon; nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Pas komisionarit të BE-së Johanes Hahn, një mesazh që hetimet për korrupsion të lartë duhet të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin, ka dërguar dhe ushtruesi i detyrës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker.

Duhet të siguroheni që hetimet të jenë të plota dhe transparente. Qytetarët e presin këtë dhe e di se ju kryeministër, do ta bëni këtë në mënyrë të duhur, duke i dëshmuar opinionit se sundimi i ligjit në Maqedoninë e Veriut është i rëndësishëm”-pohoi Filip Riker, ushtrues i detyrës Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së.

OJQ-të gjithashtu presin që prokuroria të shkojë deri në fund në zbardhjen e rastit “Reket”.

Nëse ka indikacione serioze se ndonjë nga hetimet që tani janë në vijim ose disi janë të lidhura sigurisht që, është punë e prokurorisë të hetojë, ndoshta përfshirje ose eventualisht ndërhyrje, por vetëm nëse ka indikacione. Nëse jo, mendoj se nuk do të duhet të gjithë të jenë objekt hetimi “- theksoi Natali Petrovska, Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.

Në listën e personave të dyshuar janë vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Përveç kësaj, po hetohet përfshirja e mundshme edhe e prokurores speciale Katica Janeva, të cilën Boki 13 e ka përdorur me premtimin se se do të ndalojë hetimin për pastrim parash të PSP-së kundër Orçe Kamçevit. Për të ndikuar tek Janeva, sipas prokurorisë Boki 13 nga Kamçevi ka marrë 1.5 milion euro.

Baby Boo