Me kërkesë të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka lëshuar vendim me të cilin urdhërohen masa sigurie për objekte të partisë politike VMRO-DPMNE. Këto masa do të ngrijnë gjithsej 69 prona të patundshme, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhet selia e partisë, bën të ditur Alsat-m.
Këto masa ndalojnë tjetërsimin e pronës, si dhe dhënien me qira të pronës. Veprimet janë ndërmarrë në korrniza të rastit “Tallir”./Pacensure