REK Manastir i ka paguar disa punëtor më pak se sa janë marrë vesh…


VMRO-DPMNE sot ka kërkuar nga udhëheqja e REK Manastir që të përgjigjet nëse janë të sakta informatat se të punësuarit e angazhuar nëpërmjet SV Invest për nevojat e REK Manastirit, kanë marrë shumë më të vogël nga ajo që janë marrë vesh. Sipas Orce Gjorgjievskit nga VMRO-DPMNE, 2/3-ta e parave nga marrëveshja 21 milionëshe për angazhimin e punëtorëve, të nënshkruara në katër sy mes REK Manastir dhe SV Invest, kanë mbaruar në xhepa privat, në vend të punëtorëve, njofton Portalb.mk.

“Sipas informatave të cilat kanë ardhur deri te ne SV Invest e cila me REK Manastir ka nënshkruar marrëveshje për angazhimin e punëtorëve me çmim prej 197 denarë për orë, punëtorëve u është paguar vetëm 75 denarë për orë. Ose ajo është 1/3-ta e parave të cilat i kanë marrë punëtorët. Këto fletëpagesa e konfirmojnë mu atë për çfarë flasim. Në këtë fletëpagesë qëndron shuma të cilën një punëtor e ka marrë gjatë një muaj pune”, tha Gjorgjievski.

Baby Boo