Tetovë, gjendet i vrarë funksionari i komunës


Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë personi me inicialet F.T i datëlindjes 1962. Personi i pajetë është gjetur i pajetë në veturën e tij nga i biri i cili menjëherë më pas ka lajmëruar policinë. Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi i Hazbi Likës dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës. Në xhamin e makinës së tij është gjetur edhe një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.

Baby Boo