Regjistrimi i popullsisë, Simovski: Jemi të gatshëm për nisjen e operacionit


Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski tha se janë kryer të gjitha përgatitjet dhe si si institucion janë të gatshëm të nisin operacionin e regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat. Simosvski njoftoi se sot mbaron konkursi për regjistrues, ndërkaq sipas tij deri më tani ka mbi 8000 kandidatë.

“Na kanë mbetur edhe 10 ditë deri në nisjen e këtij aktiviteti. Të gjitha aktivitetet për përgatitje kanë mbaruar. Vijojnë trajnimet e instruktorëve rajonalë, që do të kenë funksion mbikëqyrës, ndërsa për disa ditë do të nis trajnimi edhe i personave që do të realizojnë regjistrimin, respektivisht regjistruesve”, tha Simovski.

Baby Boo