“Target-Fortesa”, Mijallkov: Policia sekrete nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme


Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së i cili ishte “alfa- omega” në qeverinë e Nikolla Gruevskit pretendon se policia sekrete nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme. Ai si i akuzuar në rastin “Target- Fortesa” dëshmoi se asnjëherë nuk është futur në sistemet e monitorimit të komunikimit edhe pse ka mundur. Nuk e ka përdorur kompjuterin zyrtar as nuk ka urdhëruar cilët numrat të përgjohen e as nuk ka autorizuar shkatërrimin e dy sistemeve të ndjekjes së komunikimit.

Ky ka qenë vlerësim i shërbimeve. Mijallkov në sallë aktualizoi historinë e harruar të “furgonave të verdhë”, gjë të cilën e theksonte i arratisuri Gruevski, duke arsyetuar qeverinë e atëhershme të VMRO – DPMNE se përgjimi nuk ishte bërë në DSK, por nga shërbimet e huaja. Sipas Mijallkovit, një kompani izraelite që në vitin 2014 në policinë sekrete prezantoi se në Maqedoni përgjohet jashtë DSK-së.

Prezantimi izraelit tregoi se teknologjia e tyre zbuloi se tre sisteme përgjimi po funksiononin në atë moment. Fatkeqësisht, këto nuk ishin sisteme të DSK-së. Duke ilustruar këtë ngjarje, dua të konfirmoj se njohuritë e mia janë që, telefonia celulare mund të monitorohet përmes pajisjeve që nuk janë në Ministrinë e Brendshme – deklaroi Sasho Mijallkov, i akuzuar.

Prokuroria e pyeti Mijalkovin se kush ka përgjuar derisa ka zgjatur prezantimi izraelit. Ai tha se DSK-ja nuk ka zbuluar se kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme. Para Mijalkovit dëshmoi ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska. Ajo nuk e ka ditur se në vend po përgjohet në mënyrë ilegale. Atë e ka kuptuar nga PSP-ja kur filloi hetimin e rastit. Ka nënshkruar që të formohet Komision për të shkatërruar pajisjen e përgjimit pa e ditur qëllimin e veprimeve të saj. Prandaj, theksoi se përgjegjësia bie mbi anëtarët e Komisionit. Askush nuk ka reaguar që të krijohet ekipi i posaçëm për shkatërrimin e pajisjeve në kulmin e skandalit me përgjimet e paligjshme në vitin 2015.

Si punë krejtësisht rutinë, vendimi është dërguar te unë për nënshkrim pa asnjë vërejtje, indikacione, e kompletuar siç duhet se është në përputhje të plotë me atë që kërkon DSK-ja dhe është nënshkruar – tha Gordana Jankuloska, e pandehur.

Përveç Mijalkovit dhe Jankuloskës, për përgjimin e paligjshëm akuzohen edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në Greqi, si dhe shtatë persona të tjerë nga shërbimi. Sipas aktakuzës, nga viti 2008 deri në vitin 2015, mbi 4,200 numra telefoni janë përgjuar në mënyrë të paligjshme pa urdhër gjyqësor, ndërsa janë përfshirë më shumë se 20,000 persona./Bojan Stojanovski

Baby Boo