Regjim i veçantë i komunikacionit


Një pjesë e rrugëve në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, në lëvizjen prej para Kuvendit deri para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, sot do të mbyllen për qarkullim.

“Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset me fillim nga ora 7:30 ku për qarkullim do të jenë të mbyllura një pjesë e rrugëve “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çupovski” edhe atë në lëvizje nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri tek udhëkryqi me rrugën “Vasil Glavinov”, ndërsa komunikacioni do të riorientohet përmes rrugëve përreth”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sektori për punë të brendshme Shkup apelon tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin policët nëpër rrugët ku zhvillohet ngjarja me qëllim të sigurisë së të gjithë shfrytëzuesve në komunikacion.

Baby Boo