Plani i masave në shtator, nëse rriten rastet me koronavirus


Javën tjetër duhet të finalizohet plani për vendosjen eventuale të masave restriktive për rajonet ku ka përkeqësim të situatës epidemiologjike me koronavirus.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për “Slloboden Peçat” thotë sipas këtij plani do të miratohen masa të targetuara si: kufizimi të punës së restoranteve ndalesë e plotë e grumbullimeve ndërprerje e përkohshme e transportit publik dhe masa të ngjashme.

“Masat janë të targetuara me qëllim që të mos ketë zgjerim në nivel nacional në tërë shtetin. Plani përfshin grupime objekte hotilerike shkolla çerdhe dhe transport publik. Është shumë me rëndësi indikacioni dhe jo vetëm të ketë rritje të numrit. Shembull nëse në një qytet përqindja e personave pozitiv dallon nga numri i testimeve të bërë gjegjësisht nëse ka rritje eksponenciale të personave të infektuar ka paqartësi epidemiologjike atëherë do të merren parasysh restrikcionet për orarin e punës të restoranteve pse për ndalim të grupimeve ose në periudhë prej një ose dy javë të mos ketë transport publik që të mund vendi të izolohet” ka thënë FIlipçe.

Baby Boo