Vlora Çitaku vazhdon punën në Uashington, nënshkruan heqjen e vizave për diplomatët kosovarë nga ky shtet


Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shën Luçias kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare.

Marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar në Washington nga ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku dhe ambasadori Anton E. Edmunds, në emër të Qeverisë së Shën Luçias.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çitaku përmes një postimi në Facebook. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje ajo e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Baby Boo