Referendumi për emrin, Jashari: Do të mbahet në afatin e paraparë; Ruzhin: Do të bëhemi anëtarja e 30 E NATO-s


Referendumi për emrin e shtetit do të arrijë të mbahet në vjeshtë, ashtu siç është paralajmëruar, edhe përkundër obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së, vlerësojnë analistët politik në vend.
Analisti Hasan Jashari thotë se shumica parlamentare do të duhet të kalkulojë me kohën e mbetur për të miratuar ligjin në mënyrën sa më efektive.
Sipas Jasharit ekziston edhe variant B për mbajtjen e referndumit në kohë me miratimin e ligjit të ri.
“Natyrisht se shumica parlamentare duhet të mendojë mirë kur do ta nxjerr ligjin edhe kur do ta vendosë në parlament se duhet të shkohet në referendum dhe për afatin kohor. Mirpo mendoj se duke pasur parasysh se shumica parlamentare I ka numrat, ajo mund të bëjë edhe njërën edhe tjetrën nëse ka kohë të përcaktojë një dinamikë se si të zhvillohen me anë të ligjit edhe pastaj nëse nuk ka kohë atëherë të sjell një ligj të ri, apo normative të ri me anë të të cilit do të bëhet një referendum në kohën e duhur”, shprehet analisti politik Hasan Jashari.
Procedurat janë të komplikuara por mendoj se do të ia dalim thot analisti Nano Ruzhin.
“Unë jam optimist dhe mendoj se do të ia dalim, edhepse kjo është një procedure e komplikuar do të thoja. Më parë duhet të përfundoj me sukses referendumi e më pas të nisim bisedimeve qasëse, të cilat thonë se janë të shkurtëra por janë shumë përmbajtësore”, shprehet analisti politik Nano Ruzhin.
Nga referendumi i suksesshëm për emrin varet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO dhe nisja e bisedimeve me BE-së.
Analiza e Jasharit flet për një referendum të suksesshëm i cili do të rrumbullakësohet edhe me ndryshime kushtetuese për të cilat nevojiten dy të tretat e votave në kuvend.
“Njeherë duhet të mendohet për atë se si të jetë i suksesshëm referendumi duke marrë paarsysh faktin se gjitha sondazhet tregojnë se popullata është e lodhur me këtë situtaë status kuo, dhe do një zgjidhje dhe mendoj se qeveria tashme i ka të gjitha mjetet, të gjitha kushtet në dorë të vet, resurset, paratë edhe numrat, dhe mendoj se do të jetë i suksesshëm”, shprehet analisti politik Hasan Jashari.
Meqë askusnjëri nga shtetet anëtare të NATOs nuk e ka ndërprerë procedure për marrjen e ftesës, siç ndodhi në vitin 2008 tani kemi hyrë në fazën e fundit ku nuk proten befasi thot Ruzhin.                                                                                                                          
“Befasinë mund ta bëjë vetëm diçka e pa parashikuar në Maqedoni, por mendoj se të gjith gurët janë rradhitur ashtu që të bëhemi vendi i 30 anëtarë i aleancës”, shprehet analisti politik Nano Ruzhin.
Për shpalljen e referendumit nevojiten 61 vota të deputetëve. Nga VMRO-DPMNE janë kundër referendumit dhe shprehen se do t’i kundërvihen varësisht veprimeve të qeverisë.
Referendumi sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev pritet të mbahet kah fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit