U ndahet çmimi “Nënë Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin


Në Kuvendin e Maqedonisë sot iu dorëzua Çmimi shtetëror “Nëna Tereza” për vitin 2018 piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin.
Çmimi ndahet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

“Shpreh falënderimin tim me gjithë vogëlsinë time. Sot e kam marrë këtë çmim prej jush, por me zemër të madhe do të them që këtë çmim e meritojnë edhe qytetarët e Velesit, Shkupit, Ohrit, Tetovës dhe të gjitha qyteteve në Maqedoni. Çmimi është e gjithë Maqedoninë”, tha Zdravkin, e cila ndihmon në mënyrë altruiste refugjatët që kalojnë pranë shtëpisë së saj.

Ne ende kemi krizën më të madhe të refugjatëve në botë, shtoi ajo, duke theksuar se qytetarët e Maqedonisë treguan se edhe pse jemi një vend i vogël, ne jemi humanë, me një zemër të gjerë dhe të ngrohtë dhe se jemi vend i solidaritetit.

Piktori Omer Koleshi shprehu kënaqësinë për marrjen e këtij çmimi dhe që bashkë me të çmimin e fitoi edhe Zdravkoin.

Ai thekson se ai dhe Nënë Tereza kanë tre gjëra të ngjashme: të dy kanë lindur në Maqedoni, të dy janë marrë me njeriun, ajo merrej me jetën dhe shëndetin e njeriut dhe ai me, siç tha, kokën dhe shpirtin e njeriut.

“Kur është fjala për bashkim, unë do të citoj disa fjali: Ne kemi ardhur në botë për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë”, tha Koleshi.

Ky çmim ndahet nga viti 2006 më 26 gusht – ditën e lindjes së Nënë Terezës.

Nga 26 gushti deri më 5 shtator do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shën Nënë Terezës”, në organizimin e shoqatës qytetare “Shkupjania Nëna Terezë”.

Manifestimi filloi sot paradite me vendosjen e luleve të freskëta në pllakën përkujtimore në vendin e shtëpisë së saj të lindjes, si dhe në monumentin e saj dhe vendin e shenjtë në Kullën Feudale./Pacensure

Baby Boo