Referendumi i suksesshëm hapë perspektiva për Maqedoninë


Referendumi i suksesshëm gjerësisht do t’ia hapë dyert Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, porosisin politikanët e huaj.

Ish ministri i Punëve të Jashtme i Jugosllavisë dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal me seli në Sarajevë, Goran Svillanoviq thotë se referendumi i suksesshëm Maqedonisë do t’i hapë perspektivë dhe potencial të madh.

“Gjithsesi se referendumi është çështje kombëtare. Por, vetëm referendumi i suksesshëm do të hapë perspektivë dhe potencial të madh. Me të vetë qytetarët do të kenë mundësi t’i japin fund kontestit që mbi 25 vite e bllokonte përparimin e vërtetë dhe proceset integruese në vend”, thotë Svillanoviq për MIA-n.

Sipas tij, marrëveshjen që e arritën kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, është i guximshëm, i madh, historik dhe inkurajues për tërë rajonin, sepse jep potencial të freskët, jo vetëm për bashkëpunimin në integrimet euroatlantike, por edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të vendit, si dhe tërë rajonit.

“Pres pas referendumit të suksesshëm, vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i operacionalizojnë konkluzionet e Këshillit Evropian për fillim të negociatave. Pritet që procesi i negociatave të rrjedhë me temp solid për shkak të faktit që vendi deri tani arriti nivel të lartë të harmonizimit në ligjvënien me BE-në”, potencoi Svillanoviq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, madje, konsideron se zgjidhja e kontestit midis Shkupit dhe Athinës, është e mirë për gjithë rajonin, por që nuk ka të drejtë ta ftojë minoritetin serb në vend nëse të votojë në referendum apo jo.

“Jemi të kënaqur që Shkupi dhe Athina do ta zgjidhin problemin, ky është lajm i mirë për Beogradin dhe për Serbinë. Por nuk kam të drejtë të bëj ose të mos bëj thirrje për referendum, sepse kjo nuk do të ishte korrekte dhe është përzierje e drejtpërdrejt në punët e brendshme, ndërsa ne e respektojmë Maqedoninë”, tha Vuçiq pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc.

Ambasadori i SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat në intervistë për edicionin javor të “Katimerini”-t, shton se zgjidhja mes dy vendeve i “hap” marrëdhëniet me fqinjët veriorë.

“Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme sepse i “hap” marrëdhëniet me fqinjët veriorë. Isha i impresionuar sepse në Selanik nga biznesmenët kam dëgjuar se pajtohen, madje edhe nëse nuk u pëlqen marrëveshja e Prespës, se nëse zbatohet do të krijojë mundësi të reja dhe të rëndësishme ekonomike. Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkupin, por edhe për marrëdhënien historike të Greqisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, faktin se Greqia e ndan mendimin amerikan se këto vende duhet të mundohen ta vazhdojnë rrugën e tyre deri në anëtarësimin në NATO dhe BE, nëse popujt e tyre e zgjedhin atë”, thotë ambasadori i SHBA-së.

“Në Maqedoni po vijon fushata Dil PËR Maqedoni evropiane” për referendumin e caktuar më 30 shtator të koalicionit “Së bashku për Maqedoni evropiane” të cilën e përbëjnë 30 subjekte politike dhe qindra organizata të ndryshme.

“Koordinatori nacional për përgatitje të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO Stevo Pendarovski dje porositi se është shkalla më e lartë e papërgjegjësisë qytetare dhe personale ndaj vetes, ndaj familjes personale dhe ndaj shtetit në të cilin jetoni, që më 30 shtator të qëndroni në shtëpi.

Pendarovski nga Manastiri, njëherit, porositi se referendumi do të jetë i suksesshëm sepse e madhe është epërsia e qytetarëve të cilët dëshirojnë që Maqedonia njëherë e përgjithmonë të jetë së bashku në shoqërinë me shtetet më të mëdha në botë.

“Në marrëveshjen me Greqinë është vulosur identiteti i Maqedonisë dhe gjuhës maqedonase dhe kjo do të njihet nga e gjithë bota, nga organizatat ndërkombëtare duke filluar nga ajo më e madhja Kombet e Bashkuara ku gjuha maqedonase do të përkthehet në të gjithë gjashtë gjuhët zyrtare në KB ku janë të anëtarësuara 193 shtete anëtare. Nuk mund të shohë argument të palës së atyre të cilët thonë se marrëveshja është kapitulluese, se nuk duhet të mbështetet, ndërsa posaçërisht nuk mund të shohë argumente tek ata të cilët pohojnë se ne aspak nuk duhet të asocohemi tek dy organizatat më të mëdha ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe NATO sepse gjoja ata kanë qenë në largim, në shkatërrim dhe se një orë e më parë të largohemi në vend që t’u afrohemi”, tha Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carova në hapjen e Lojërave të 23-ta sportive të pensionistëve në Radovish theksoi se masat për sigurim të standardit më të lartë, kujdesit dhe mbrojtjes së pensionistëve janë prioritet i Qeverisë dhe shtoi se kjo do të jetë më lehtë e realizueshme pas hyrjes në Bashkimin Evropian.

“I ndjekim praktikat evropiane, shikojmë se si jetojnë pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian, më me komoditet dhe më me rehati dhe pikërisht për atë çdo ditë punojmë për atë edhe hapat strategjik të cilat i ndërmarrim çojnë pikërisht drejt Bashkimit Evropian. Ato hapa janë për ta ngritur standardin e nivelit dinjitoz ashtu siç ngjan me secilin, i cili me nder i ka kaluar vitet e tij produktive, dhe duhet të kënaq ditët e pensionimit me krenari”, tha Zaev./Pacensure