50-vjeçari nga Studeniçani e vjedh një qen në Draçevë, arrestohet nga policia


Me datë 16.12.2023 në ora 12:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Draçevë kanë privuar nga liria K.I.(50) nga fshati Studeniçan, Shkup. Ai dyshon se rreth orës 09:00 nga një oborr të një shtëpie në zonën e Draçevës ka marrë një qen në pronësi të N.T.(41) nga Shkupi. Qeni është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Baby Boo