Referendumi, gjithçka do të dihet të mërkuren


ë mërkurën sipas të gjitha mundësive do të dihet se cili grup parlamentar sa mjete do të marrë për fushatën për referendumin e 30 shtatorit.

Siç sqarojnë nga shërbimet parlamentare, grupet parlamentare dhe deputetët individualisht nuk do të marrin mjete në dorë, por fushata do të realizohet përmes marrjes me qira të hapësirës në media adekuate proporcionalisht sipas numrit të deputetëve në grupin parlamentar.

Fushata për referendumin pritet që Kuvendi ta fillojë rreth 10 shtatorit.

Ministri Damjan Mançevski, si përfaqësues i Qeverisë, paradite mori pjesë në koordinimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xheferi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në koordinim përsëri nuk erdhi koordinatori i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, i cili pastaj arriti në Kuvend në takim me pesë senatorët amerikanë.

Tani për tani në afatin të cilin ua dha Xhaferi grupeve të deputetëve të deklarohen se a do të marrin pjesë në fushatë dhe a janë “pro” ose “kundër” u prononcuan partitë e shumicës në pushtet, përderisa qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është paralajmëruar zyrtarisht për të mërkurën.

Grupet parlamentare të LSDM-së, BDI-së, PDSH-së dhe Aleancës së Shqiptarëve tashmë kanë dorëzuar njoftime se do të marrin pjesë në fushatë dhe se do të jenë “pro” pyetjes së referendumit, përderisa në orët në vazhdim pritet edhe njoftimi zyrtar nga Besa deputetët e të cilës në deklarata për mediat këto ditë, informuan se do ta mbështesin fushatën e referendumit dhe se janë “pro” pyetjes së referendumit.

Në koordinimin e paradites ishte folur edhe për seancën e parlamentare e cila duhet të mbahet të mërkurën në të cilën në rend dite do të vendosen edhe çështje në lidhje me zgjedhje të caktuara kadrovike që duhet të kalojnë sot në Komisionin parlamentar për çështjet e emërimeve dhe zgjedhjeve, por edhe pika të tjera si ligje në lexim të parë dhe të dytë./Pacensure

Baby Boo