Referendumi dërgohet në Gjykatën Kushtetuese


Partia Levica te GjykataKushtetuese ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpalljen e referendumit, me të cilin kërkohet prishja e tij. Sipas tyre, ka shumë arsye që të ndërpriten aktivitetet përgatitore të referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

“Meqë në iniciativë kërkohet parametër kohor, kjo do të thotë se iniciojmë procedurë të shpejtë dhe presim që Gjykata Kushtetuese, pas pushimeve vjetore, që i bie para referendumit, të deklarohet për kërkesën”, tha pjesëtari i Levicës, Dimitar Apasiev.

Sipas Apasievit, referendumi kërkohet të prishet për shkak se nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjin për referendum, standardet evropiane dhe praktikat e parashtruara në Komisionin e Venedikut.

Sipas të dhënave të Levicës, vetëm 14 për qind e qytetarëve e përkrahin marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, dhe paralajmëruan se do ta bojkotojnë referendumin.

Baby Boo