FFM-ja miraton vendim, do të ndërtohet stadium në komunën e Aerodromit


Bordi udhëheqës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme, ka sjell vendim që të fillojë procedura për ndërtimin e stadiumit të ri, “Shtëpia e futbollit” në komunën e Aerodromit. Siç njoftojnë nga FFM-ja, ky projekt do të realizohet bashkërisht me Komunën e Aerodromit. Bëhet e ditur se mbështetje ka dhënë edhe Qeveria e RMV-së.

Financohet nga mjetet e UEFA-s dhe FIFA-s, nëpërmjet programeve për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike.
Stadiumi do të ketë kapacitet për më së paku 12 mijë shikues.

Baby Boo