“Realizuan ëndrrën e banorëve dhe ndërtuan një shkollë të re, Inspektoriati iu ndërpret punën dy mësuesve në Skrapar”


Skrapar- Gjatë kësaj vere të gjallë e të mbushur me ngjarje, spikati një prej tyre që bëri xhiron e rrjetit. Ishin dy mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, që ndërtuan një shkollë të re për nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal në Skrapar. 17 shtatori i gjeti fëmijët në një shkollë të re, ndërkohë që dy mësuesit në bashkëpunim me bashkinë e Skraparit vendosën të rregullonin shkollën e fshatit Therepel.

Por këtu, duket se kanë nisur edhe problemet.

Mësuesi Donald Dervishi, në një status në Facebook, informon se Inspektoriati Shëndetësor në Berat, nuk i ka lejuar të vijojnë punën pasi, në këtë shkollë po zhvillohen edhe orë mësimi.
Në reagimin e tij, Dervishi sqaron se punimet po kryhen në pjesën e jashtme të kësaj shkolle dhe nuk kanë lidhje me procesin mësimor.
Reagimi i plotë:

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.
TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!
Po nga nje ane nuk keni faj, se me nje dite inspektim justifikoni rrogen per 6 (gjashte) muaj… 
***
Te Faleminderit o shtet qe mban ne pune njerez te paafte!.

Baby Boo