Real Madridi uron rivalët e urryer të Atleticos pas fitimit të Ligës së Evropës


Real Madridi nuk ka ngurruar të uroj rivalët e tyre lokal të Atletico Madridit pas fitores së këtyre të fundit në finales e Ligës së Evropës.

Atletico Madrid ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Olympique Marseille në finalen e Ligës së Evropës së zhvilluar në Lyon.

Atletico Madridi nënshtron Marseillen dhe fiton Ligën e Evropës
Kjo fitore i ka lumturuar shumë taborin e skuadrës nga Wanda Metropilatano, pasi vjen pas dy finaleve të humbura në Ligën e Kampionëve.

Të dy finalet e Ligës së Kampionëve u humbën nga rivalët e urryer të Real Madridit dhe që nga kjo kohë rivaliteti i tyre është ashpërsuar.

Megjithatë, Mbretërit nuk kanë ngurruar të urojnë rivalët e tyre pas triumfit në Ligën e Evropës.

Marseille 0-3 Atletico, notat e lojtarëve të finales së EL
“Urime Atleticos për titullin e Ligës së Evropës të fituar sonte në Lyon”, kanë shkruar Los Blancos në profilin e tyre në Twitter.

Ndryshe, ky ishte trofeu i tretë për Atleticon në Ligën e Evropës, pasi më parë e kanë fituar edhe në sezonet 2009–10 dhe 2011–12. /Telegrafi

Baby Boo