Bëjmë varrimin edhe të “shiptarëve”


Sipas informacionit në ueb faqen e Ndërmarrjes publike komunale “Lisije” nga Novi Sadi, në varrezat e Veternikut varrosen “ortodoksët, katolikët dhe “shiptarët”.

Në sajtin e ndërmarrjes publike, në pjesën ku prezantohen varrezat në Veternik pretendohet se: “Në të kryhen varrimet e ortodoksëve, katolikëve, dhe prej viti 1964 aty varrosen edhe “shiptarët myslimanë”.

Pasi kjo u vërejt dhe filluan komentet nëpër rrjete sociale, në ndërmarrjen publike komunale “Lisje” kanë vendosur që ta ndërrojnë këtë fjalë dhe të shkruajnë: “qytetarët të fesë myslimane dhe “Albanci” (shqiptarët) duke e ndryshuar fjalën “shiptari” me të cilën, serbët në mënyrë fyese i quajnë shqiptarët.

Për këtë fakt ka tërhequr vërejtjen një gazetar anonim i një portali të Novi Sadit, ashtu që ka tërhequr vërejtjen se ndërmarrja Lisje po e përdorë shprehjen fyese për shqiptarët, si dhe ata nuk identifikohen detyrimisht si myslimanë, katolikë apo ortodoksë, dhe kështu po i diskriminon.

Në ndërmarrje pretendojnë se pas kritikave të shumta e kanë përmirësuar tekstin.