‘Real Friends’ e regjisorit Alban Fetai shfaqet para publikut!


Më 20 korrik në Pallatin e Kulturë në Qytetin e Gostivarit do të shfaqet për herë të parë premiera e filmit ‘Real Friends’ e regjisorit Alban Fetai nga fshati Çegran i Gostivarit.

Në këtë film është pjesë edhe artisti i popullit Çun Lajçi. Filmi është regjistruar kryesisht në qytetin e Gostivarit, ndërsa bazohet në në një ngjarje të vërtetë ku dy shok të pandarë e që duhen si vllezër, problemet i ndajnë rrugët e tyre, ku edhe ndërpritet shoqëria.

Sipas regjisorit të filmit Alban Fetai, janë dashur diku rreth një vit punë që ky prejekt të shfaqet para publikut Gostivaras.

Fetai për PaCensurë bën të ditur se mjetet financiare u mlodhën kryesisht nga mërgata në Zvicër por nuk kanë munguar edhe donatorët nga Gostivari.

Ai po ashtu tha se nuk është ky projekti i fundit, ai ka parashikuar edhe disa filma të tjerë por edhe filmi ‘Real Friends’ të përkthehet edhe në disa gjuhë të huaja.

Bileta për të parë filmin kushton vetëm 100 denarë dhe mund t’i gjeni në qendër të qytetit të Gostivarit.

Fetai shpreh optimizëm që padyshim pjesmarrja e publikut do të jetë madhështore njëherit edhe fton të gjëthë qytetarët e Gostivarit por edhe tërë Maqedonisë që të mos mungojn më 20 korrik.

Ndërsa ritransmetimi i filmit do të shfaqet më 21 korrik.

 

Nevrij Ademi/ PaCensurë

Baby Boo