Një punëtor është lënduar rëndë gjatë rregullimit të një ashensori në Shkup


Policia informon se dje në ora 14.15 në njësinë për informacione dhe komandë Shkup, nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është paraqitur se  G.P.(28) nga fshati Agino Selo, Kumanovë, i punësuar në një firmë private, është lënduar rëndë

Derisa ka qenë duke e rregulluar ashensorin në kompleksin e ndërtesave në bulevardin “Serbia”, ashensori e ka lënduar në shpinë dhe në qaf.

Nga ana e mjekut te G.P. janë konstatuar lëndime të rënda. Për ngjarjen është njoftuar inspektorati i punës. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Baby Boo