Reagon Vuçiq: Ushtria të vihet në gjendje gatishmërie për luftë


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.

Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Express.

Express raportoi se Njësitet Policore ROSU gjenden në Ujman, pikërisht në kohën kur në Prishtinë po fillonte protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi.

Pas raportimit se ROSU-ja ka rrethuar Ujmanin, ndonëse nuk kishte asnjë shenjë destabilizuese, media të afërta me Presidentin njoftuan se Thaçi gjendet në Veri.

Nërsa protesta e VV’së, me slloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, fillon në oran 14:00, ndërsa qytetarë nga e gjithë Kosova kanë ardhur në sheshet e Prishtinës.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Gazeta Express në vazhdimësi ju njofton për zhvillimet e sotme në vend, ndërsa Televizioni 7 transmeton live emisionin special gjatë gjithë ditës.

Baby Boo