Pacolli ka ateruar në Tiranë, aktualisht është në Prishtinë në bisedime për formimin e qeverisë


Burime të lajmi.net tregojnë se ai ka ateruar në Tiranë dhe tani është në Prishtinë duke diskutuar për formimin e koalicionit qeverisës me LDK-në, AAK-në dhe Nismën, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu lajmi.net mëson nga të njëtat burime se AKR-ja e Behxhet Pacollit do të merrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Sot, Behxhet Pacolli ka qenë temë kryesore në Kosovë, pasi kthimi i tij në Kosovë do të detyronte atë të futej në karantinë për 14 ditë për shkak të qëndrimit jashtë vendit.

Njerëz të afërt me Pacollin e kundërshtuan vendimin e tillë të Ministrisë së Shëndetësisë duke thënë se Pacolli ka respektuar rregullat e shtetit zviceran në përpikmëri.

Vlen të theksohet se njohësit e çështjeve politike kanë thënë se qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me kthimin në Kosovë të Pacollit ishte politik që lidhet me formimin e qeverisë së re, pasi mos-prania e tij në seancë do të ishte votë më pak për qeverinë.

Megjithatë, Pacolli ka ateruar në Shqipëri dhe tani po zhvillon takim për formimin e koalicionit qeverisës ku pritet të ketë në udhëheqje ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. /Lajmi.net/ 

Baby Boo