Një shkupjan u maltretua për borxh prej 4.000 eurove


Një shkupjan dhe një qytetar i Ohrit dyshohen se kanë kryer vepër penale ndaj një shkupjani 65-vjeçar, i cili prej tyre kishte huazuar 4.000 euro. Padia penale është parashtruar kundër P.R. (33) nga Ohri dhe M.A. (31) nga Shkupi.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se 65-vjeçari V.P. ka marrë 4.000 euro nga dy personat për çka është dashur ta lërë nën hipotekë banesën e tij. Meqenëse ai nuk e ka bërë këtë, ndërkaq nuk ka mundur t’i kthejë paratë e marra, më 29 maj rreth orës 10:00 në afërsi të ndërtesës ku banonte, ishte hasur nga dy personat dhe është dërguar në parkun Gazi Babë, ku rreth një orë e gjysmë është maltretuar. Më pas është dërguar në banesën e tij ku ka vazhduar maltretimi fizik dhe kërcënimet për jetën e tij dhe të familjarëve të tij.

Të lënduarit i janë konstatuar lëndime nga ana e mjekut nga SPQ “Naum Ohridski”.

Pas paraqitjes së ngjarjes, M.A. vetë është paraqitur në stacion policor, ndërsa për P.R. është shpallur fletë arrest qendror.

Baby Boo