UEJL do të mundësojë vaksinimin e stafit dhe studentëve në objektin e tij


Universiteti i Evropës Juglindore do të mundësojë dy ditë të kësaj jave vaksinimin e studentëve dhe stafit të tij në hapësirat e universitetit.

“Në datat 21-22 shtator 2021, në Universitetin e Evropës Juglindore, do të hapet pikë vaksinimi kundër Covid 19. Pika e vaksinimit, do të jetë e vendosur në klasën 101, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë dhe do të jetë e hapur nga ora 9:00 – 16:00”, njoftojnë nga universiteti
Në njoftim sqarohet që pika e vaksinimit, do të jetë në shërbim vetëm për studentët dhe stafin e UEJL-së./Portalb

Baby Boo