Reagon vajza me nënën e sëmurë në Spital të Gostivarit ‘Ende nuk ja bëjnë testin e koronavirusit’


Sot ka reaguar ashpër Arijeta Dehari vajza e pacientes që lëngon në Spitalin e Gostivarit edhe pse pas shumë reagimeve të saj mjekët përsëri nuk e testojnë për Koronavirus!

Ja çfarë shkruan Arijeta: ‘ÇKA ËSHTË TURPI… NËSE KJO NUK ËSHTË TURP..
MOS HARONI KA EDHE SMUNDJE TË TJERA PËRVEÇ CORONA VIRUSIT
Vazhdon turpi në spitalin e Gostivarit!!
Nana ende mbahet në spital me arsyetim se do të ja bëjnë testin e Corona virusit, por mjekët pinë kafe. Deri tash nuk ka shku asnjë mjek që ta kontrollojë. Ja Mjekët e Gostivarit(, mos më keqkuptoni jo të gjithë) si kujdesen për pacientët. Mbahet ende në repartin e infektologjis, pa asnjë shërbim.
Kjo është një gjendje katastrofale, cfar shteti ky.Ne në këtë shtet mirë edhe që jetojmë, njëri mund të vdes duke pritur me orë të tëra.
Stresin që e kan pacientët nga pritja s’mund ta përshkruaj… po edhe ne të afërmit që jena larg e s’mund edhe një informacion të marrim.
Duart i kena të lidhura për shkak se jena larg dhe nuk dimë ku të drejtohen!!!
O ZOT MOS MA KEQ!!!

ERDHI RADHA QË TË ZBARDHET FYTYRA…??

POR ERDHI DHE RADHA QË UNË TI KËRKOJ FALJE NËNËS QË ERDHA DERI NË ATË SITUATË SA TI THEM “RRI E MË MIRË VDIS NË SHTËPI” ??

Dhe si çdo herë dhe siç dihet FAJI është i pacientit…nuk habitem, si çdo herë..pacienti e ka fajin për shkak se ankohet dhe e ngren zërin se kerkush nuk e çel bare derën a është gjallë pacienti mbrenda apo jo, apo i nevojitet një gotë uji!! MJEKËT që duhet të kujdesen për pacientët, ti japi ndihmë pacientit frigohen që ti afrohen pacientit, kjo është ÇUDI… Po sikur te jete pacienti me Corona virus si do ti ndihmoni??
Thuhet se duhet të pritet 3 orë për daljen e rezultatit, a është e infektuar apo jo.
Nana ka qëndruar në spital 15 orë të tëra, sipas një matematike të thjesht për kaq orë më së paku 4 rezultate duhet që të dalin.. duke e marrë parasysh edhe kohën për tu bëre pregaditjet e testit!!!
Dhe është normale që pacienti të ngrejë zërin për punën që”S’behet siç duhet”
Dhe më në fund nga gjithë ky stres e kuptova se “NE KURRË NUK DO TË BEHENA NJERËZ”
PËR FAT TË KEQ KJO ËSHTË E VËRTETA E HIDHUR.
Na ngelet te shiqojme si do të rrjedhë situata..

Baby Boo