Zaev nga Pelinca: Më 30 shtator, t’i themi “po” të ardhmes sonë, mjaft ndasive, bashkë për një të nesërme europiane


Duke respektuar historinë, të ndërtojmë të ardhmen. Ishte kjo porosia e kryeministrit Zoran Zaev nga Pelinca në shënimin e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit në Krushevë dhe 74 vjetorin e mbledhjes së parë të KAÇKM-së në manastirin Prohor Pçinski.
Zaev theksoi se e ardhmja do të shkruhet më 30 shtator, ditën e referendumit, andaj edhe njëherë ftoi qytetarët që ti thonë PO të ardhmes evropiane duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë ku garantohet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase.
“Më 30 shtator të dëshmojmë se jemi popull I cili e dinë historinë, mëson prej saj dhe nuk përsërit traumat e së kaluarës. Mësimi I së kaluarës është se e ardhmja është zgjedhja e duhur. Secili është I obliguar që të merr përgjegjësinë për të ardhmen e shtetit. Ju ftoj që të dilni dhe zgjedhni, qëndrimi juaj është definitiv. Jam I bindur se do të bëni përzgjehdjen e duhur dhe do të zgjedhim rrugën që shpie para. Ne do të zgjedhim ardhmëri. Referendumi është pika ku do të bashkohen e ardhmja e Maqedonisë dhe Evropës. Ju ftoj të thoni me krenari PO që të kapim mundësitë që na I ofron BE, ti themi po sigurisë së garantuar me anëtrësimin në NATO, ti themi po identitetit maqedonas të vërtetuar dhe pranuar, gjuhës dhe kulturës”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Sipas Zaev marrëveshja me Greqinë është më e mira dhe shansi më I drejtë  për të vendosur në mbyllje të kontestit që sipas tij u shkaktua edhe nga struktura të brendshme. Kryeministri duke u thirur në postulatet e manifestit të KAÇKM-së për unitet në krijimin e shtetit të barabartë për të gjithë qytetarët, ftoi në unitet të brendshëm për ardhmëri më të mirë.
“Patriotizëm është kur ua ndërton rrugën gjeneratave të reja, duke ndërtuar shtet të pranuar nga të gjithë, në të cilën qytetarët janë krenarë. S’ka më mirë që tu falënderohemi heronjëve tanë, përpos me vazhdimin e hapave të rëndësishëm në betejat për Republikën. Një nga pamjet më të rënda është të shohësh popullin e ndarë, andaj të ndalim ndasitë , të bashkohemi brenda, me fqinjët dhe me familjen evropiane për të jetuar një të nesërme më të mirë. Ilindeni dhe KAÇKM janë për unitet dhe jo për ndasi. Mjaft ndasive, është koha për guxim. Bashkë shkruam historinë dhe bashkë do të ndërtojmë të ardhmen tonë”, theksoi Zaev
Delegacione të qeverisë para kompleksit memorial  të KAÇKM-së në Pelincë vendosën kurora lule për të respektuar kontributin e heronjëve maqedonas në shpalljen e republikës së Krushevës dy ditë pas 2 gushtit të vitit 1903 kur nisi kryengritja e Ilindenit.
Baby Boo