Reagon BDl-Kumanovë për punësimin e Boban Iliçit


Reagon BDi-ja e Kumanovës: Punësimi i familjarit të kr iminelit Iliç në shërbimin e zjarrëfiksëve, vr asje e tretë dhe provokim nga kryetari Dimitrievski për shqiptarët. Bashkimi Demokratik për Integrim dega e Kumanovës ka shprehur pakënaqësine e sajë të thellë në lidhje me vendimin për punësimin e një familjari të kr iminelit Iliç në shërbimin e zjarrëfiksëve në Komunen e Kumanovës.
Ja reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Bashkimi Demokratik për Integrim dega e Kumanovës shpreh paknaqësine e sajë të thellë në lidhje me vendimin për punësimin e një familjari të kr iminelit Iliç në sherbimin e zjarrëfiksëve në Komunen e Kumanovës. Vleresojmë se kjo familje vr au fizikishtë Almirin e vogël,së dyti Almiri u vr a me riformulimin e lëndës dhe rrethanat lehtësuese që iu dhanë procesit gjyqësore ndersa vr asja e tretë ndodhi nga ana e pushtetit Komunal në veçanti nga ana e kryetarit te Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Asnjëherë nuk jemi pajtuar me veprime të njëanëshme sidomos me veprime që ndikojnë drejtëpërdrejtë në cënimin e mardhënieve ndëretnike në Komunen e Kumanovës. Me veprime të këtilla nga ana e kryetarit të Komunës vlerësojmë se është prekur dinjiteti i qytetarëve Shqiptar të cilët masovisht votuan Maksim Dimitrievskin për kryetar Komune, shqiptarët nuk votuan që ai tua kthejë në këtë mënyrë verdiktin e dhënë.

Andaj si BDl dega Kumanovë si partner të koalicionit jo vetëm që nuk pajtohemi me veprime të këtilla por me ngulm kerkojmë që ky vendim të rishqyrtohet dhe punësimi i Iliçëve me qëndrime të tilla antishqiptare njëherë e përgjithmonë ti mbesin të kaluarës. Mbesim me shpresë se ky do të jetë rasti i fundit që shqiptarët e Kumanovës të dëshmuar disa herë me vullnet për të krijuar dhe nxitur bashkëjetesën e etnive të ndryshme të provokohen me veprime të këtilla sa antidemokratike po aq edhe çnjerëzore.
Dega e BDl-së Kumanovë

Baby Boo