Reagon ASh: Lutje për viktimat, ngushëllime për familjarët, turp për pushtetarët!


Në lidhje me ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave të aksidentit në Bullgari, ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët.
Nga ASh thonë “lutje për viktimat, ngushëllime për familjarët, turp për pushtetarët”.

Baby Boo

Reagimi i plotë:
Sot kur në banesën e fundit po përcillen 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari i lutemi Zotit që t’i pranojë këta shpirtëra në mëshirën dhe begatitë e tij, si dhe tu jep forcë dhe durim familjarëve të tyre me të cilët bashkëndjejmë dhimbjen.

Ndërkohë shprehim keqardhje për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defilime partiake e politike. Paftyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të dhimbshëm. Familjarët të cilëve sot ju digjet shpirti, kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi dhe jo për shfaqe e defilime ministrash, kryeministrash e kryetarë partish që as vendin nuk e kanë aty.