Raundi i dytë, janë akredituar 1598 vëzhgues


Gjithsej 1598 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes vendas dhe të huaj janë akredituar për të monitoruar raundin e dytë të Zgjedhjeve Vendore 2021. Ky numër është më i lartë për 347 krahasuar me raundin e parë kur u akredituan 1251.

Më të shumtët janë nga Shoqata e qytetarëve “AXIOS 2017” dhe Shoqata “CIVIL”, ndërsa pjesa tjetër nga “Qendra për Liri Shkup”, Shoqata për Afirmimin e Vlerave Njerëzore dhe Integrim Rinor “Mak-Sonce” , Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup, nga Qendra Kombëtare Rome, nga Parandalimi Civil “Parandalimi gjatë zgjedhjeve” dhe nga Shoqata “Federalistë të rinj evropianë – JEF”. Shumica e vëzhguesve të huaj janë nga Misioni i Posaçëm i Vlerësimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR dhe Ambasadës Amerikane.

Zgjedhjet po monitorohen edhe nga vëzhgues nga IFES, Ambasada Britanike, ambasadat e Francës, Hungarisë, Shqipërisë, Rusia, Italia, Holanda , Republika Çeke, Kroacia, Kosova, Greqia, Bullgaria, Spanja, Letonia dhe Austria, si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i BiH. Janë akredituar edhe 10 gazetarë të huaj.

Baby Boo