Belgjika fillon me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19


Belgjika do të fillojë me administrimin e dozës së katërt kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i rajonit ku flitet gjuha flamande, Wouter Beke njoftoi se duke filluar prej sot u është dërguar ftesë personave me imunitet të dobët për dozën e katërt të vaksinave Pfizer-Biontech ose Moderna.

Beke kujtoi se ky grup në shtator të vitit 2021 kanë marrë dozën e tretë ndërsa në fazën e parë do t’u dërgohen ftesa 200 mijë personave.

Të paktën 74 për qind e popullatës 11.4 milionëshe të Belgjikës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa në dozat përforcuese kjo përqindje është 49.

Me rënien e rasteve në vend ditët e fundit, në rend dite është lehtësimi i masave pandemike.

Komiteti Këshillimor i Qeverisë do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kalimin në nivelin “portokalli” në vend të nivelit “të kuq” që zbatohet aktualisht për masat në vend.

Rastet mesatare ditore me COVID-19 në vend janë rreth 38 mijë.

Baby Boo