Raufi: Shkaku i humbjes së Sazdovskit nuk janë goditjet e Besirit dhe Skenderit, por kutia prej metalit e vendosur në stacionin e autobusit


Mbrojta e të akuzuarve dëshmon se nuk ka pasur asnjë qëllim, vullnet apo paramendim të të akuzuarve që ta privojnë nga jeta tashmë të ndjerin Sadovski, por bëhet fjalë vetëm për dhunë. Konsideroj se do të arrijmë sukses të dëshmojmë se shkaku i vdekjes është kutia prej metali e EVN-së që gjendet në stacionin e autobusit, kështu deklaroi avokati i të akuzuarit, Besir Bela, Naser Raufi.

“Nuk ka vrasje mizore prej njeriut i cili nuk është në vetëdije. Vrasja mizore paraqet vetëdije të kryerësit se viktima vuan”, tha Raufi.

Mbrojtja do ta dëshmojë pafajësinë e të akuzuarve përmes rekonstruimit me inspektim të ngjarjes, testim të të akuzuarve dhe fotografive.

Të akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdov janë Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët u shprehën se nuk ndjejnë faj.

Ndryshe, Nikolla Sazdovskit është sulmuar dhe rrahur fizikisht në lagjen Autokomand, ndërsa disa ditë më vonë ndërroi jetë në spital.

Dy personat e akuzuar ndodhen në paraburgim në burgun e Shutkës dhe ata sot për herë të parë uparaqiten në Gjykatën Penale. Për të akuzuarin e tretë, Jeton Luzha është ndërprerë procedura hetimore për shkak se ende nuk është i kapshëm për organet e rendit. Për të është shpallur flet-arrest ndërkombëtar dhe procesi do të vazhdojë kur të jetë i kapshëm për organet e rendit.

Prokuroria Themelore ato i ndjek për vepër penale “vrasje në mënyrë mizore”.

Baby Boo