Ratkoceri: Sot erdhi goditja e dytë e Alternativës ndaj ASH-së


Botuesi i gazetës Koha, Arben Ratkoceri ka komentuar iden e Alternativës të shprehur nëpërmjet Zejd Rexhepit për bojkot të Parlamentit.
Ja çka shkruan Ratkoceri:

Kjo idea e Alternativës per bojkot të Parlamentit, që publikohet drejt e në opinion, pa konsult paraprake me partnerin, po.më duket si hapi i parë taktiko-mashtrues i kesaj partie, me i ik Aleancës e me tju “gjujt ” ne prehër qeverisë në ardhje.

Per kohe kaq te shkurt kjo eshte “goditja” e dytë ndaj Alenacës, pas asaj.qe detyroi ketë parti qe ti bashkohet asaj proteste koti qe mbajtën pas zgjedhjeve, e që nuk pat kurfar efekti politik.
Demek ne ma “extrem” kundër BDl-se, a bashkè i ke ne qeveri jo vetëm sot, po tash e sa kohë.

Nga të margjinalizuar, por falë votueseve të Aleancës u bën me katër deputet dhe tani hallin e kane ne hapat e ardheshem.politik se si ta “mjelin” edhe me tej këtë parti sidomos për zgjedhje lokale.
Aleanca per Alternativen tash e tutje do te jetë nje”sparing” partner shume i mire e asgje tjeter për tej saj. Ta shohim sa do durojn…

Baby Boo