Ratkoceri: “Fitues absolut i zgjedhjeve është BDI”


Gazetari Arben Ratkoceri ka komentuar numrat e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Sipas tij, humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është kolaicioni ASH-AAA dhe fitues absolut i zgjedhjeve në kampin politik shqiptarë është BDI-ja e Ali Ahmetit.

“Nga rezultatet e mbrëmshme, fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA, ndërsa humbës – koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA, sidomos kandidatët e Alternativës. BDI, në nivel republike është fitues absolut. ASH-AAA e habitëshme, në vend që të ketë rritja votash, po i ndodh e kundërta dhe nëse vazhdon kështu është e qart, se e ka të pa mundur ta mund BDI – n, tash e në “20 vitet” e ardhëshme.

Në Tetovë e Gostivar, si dy qytete kryesore shqiptare, humbësi më i madh është BDI, e cila investimin kryesor gjatë fushatës e bëri në këto dy qytete, sidomos në Gostivar dhe humbi. Kur kësaj ia shtoj edhe atë që shumica e funksionarëve kryesor në ekzekutiv e drejtori vijnë nga këto dy qytete, atëherë rezultati i dobët duket edhe më e hidhur për BDI-në.

Komunat shqiptare që u fituan më herët nga LSDM duket se të gjitha do t’i fitojë pa problem BDI në rrethin e dytë.
Nga leximi i votave shumë ma mirë ka funksionuar koalicioni mes AA-A me VMRO, se sa LSDM-BDI. Votuesit e BDI – së shihet se kanë qenë më korrekt gjë që nuk mund të thuhet për ata të LSDM – së në raport me BDI.
Në kampin politik maqedonas, debakëll i LSDM-së qeveritare dhe fitore e pastër e opozitës” ka shkruar Arben Ratkoceri.
Ndryshe ASH-AAA sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, ndërsa BDI ka fituar tre komuna dhe në shumicën e komunave ësthë e para.

Baby Boo