Rast tragjik në Forinë: Gjendet një person i vdekur me disa plagë në trup, dyshohet të jenë shkaktuar nga ndonjë kafshë


Më datë 23.12.2023 në ora 14:20, R.E.(48) nga fshati Forinë të Gostivarit ka raportuar se në një arë afër një shtalle që ka përdorur ai e ka gjetur babain e tij J.E.(83), i cili kishte shumë plagë në trup që dyshohet të jenë shkaktuar nga ndonjë kafshë, njofton policia.

Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen. Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga OVR e Gostivarit, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.Pa Censurë

Baby Boo