Rasti “Tanku” me tetë dëshmitarët e rinj!


Sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën e PPS-së “Tanku” me tetë dëshmitarët e rinj,  ku ka të bëjë me blerjen e Mercedesit me kërkesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është njëri prej të akuzuarve.

Për  rastin “Tanku” në seancën e sotme dëshmi duhet të japin tetë dëshmitar, ndërsa në seancën e më hershme ishin dëgjuar tre dëshmitar ku dhe filloi shpalosja e dëshmive.

Rasti “Tanku” ka të bëjë lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e “Mercedesit” luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

 

Baby Boo