238 ditë pa ushqim, vd*es avokatja turke


Avokatja turke Ebru Timtik humbi jetën në spital 238 ditë pasi kishte hequr dorë nga ushqimi.
Avokati i popullit njoftoi në tuiter vde*kjen e saj në orën 21;04 duke bërë të ditur se zemra e Timtik ndali ndërsa mjekët provuan edhe masazhin kardiak.
Timtik dhe Aytaç Ünsal, një tjetër avokat që kishte hequr dorë nga ushqimi bashkë me të u dërguan në spital më 30 Korrik pasi gjykata refuzoi lirimin e tyre, pavarësisht se institucionet mjekësore raportuan se gjendja e tyre nuk ishte e përshtatshme për qëndrimin në bu*rg.
Së fundi gjendja e Timtik kishte arritur në pikën që merrte vetëm pak ujë përmes një shiringe.

Në një gjyq të shoqatës së avokatëve, Timtik u dë*nua me 13 vite e 6 muaj bu*rg për lidhje me terr*orizmin, ak*uza të bazuara kryesisht tek një dëshmitar që më pas u deklarua se nuk duhej marr në konsideratë për shkak të gjendjes së tij mendore. Bashkë me Timtik u dën*uan edhe 18 avokatë të tjerë me 159 vite bu*rg në total.
Gjykata e apelit, dha verdiktin pa marrë në konsideratë apelimin e gjytarëve në tetor të vitit të shkuar.
Pas këtij procesi Timtik dhe Ünsal hoqën dorë nga ushqimi dhe kërkuan gjykim të drejtë për çështjen e tyre. Ünsal është ende në jetë.
Avokatët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Turqi dhe në botë, kërkuan prej muajsh që autoritetet të merrnin në konsideratë kërkesën e avokatëve për rigjykim.
Foto e fundit e Ebru Timtik, ne spital.

Baby Boo