Rasti “Kumanova”: As për 6 muaj nuk është përkthyer vendimi i gjykatës


Pas dy vitesh gjykim, avokati i një pjese të madhe të të dënuarve në rastin Kumanova është i sigurt se Kumanova është prodhim i shtetit, shërbimit sekret, i dirigjuar nga Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Mitko Çavkov dhe agjentët në terren. Për Raufin, ky fakt është i qartë pasi që gjatë gjykimit dukej se edhe gjykata edhe prokuroria refuzonin të prezantoheshin prova të tjerë që nuk i kanë paraparë në planin e tyre, dhe kështu edhe vendimi ishte tejet i vakët, përcjell Fakte.

Naser Raufi, avokat

“Autori i skenarit definitivisht është shërbimi sekret. Janë strukturat e MPB-së që e kanë bërë këtë skenar me qëllim që ta defokusojnë opinionin prej ngjarjeve që ndodhën në atë kohë. Prokuroria nuk i ka patur të kompletuara provat pasi MPB nuk ia ka dhënë të gjithë provat, respektivisht shërbimi sekret. Pro prokuroria ka patur edhe disa prova të cilat nuk i ka propozuar fare edhe pse i ka patur. Kjo me direktivë të shërbimi sekret. Ka një selektim të provave i cili mund të shihet nga inçizimi i  vendngjarjes i cili qëllimisht nuk u dha prej fillimit. Që të mos shihet se MPB ka hyrë pa paralajmërim dhe i ka sulmuar në gjumë pjesëtarët e grupit”

Për Raufin është simptomatik edhe fakti se prokuroria insistonte se luftimet në Kumanovës kanë zgjatur nga 9 deri më 10 maj, por Raufi siguron se më 10 maj nuk ka pasur luftime dhe viktimat brenda policisë dhe të lënduarit që është regjistruar se kanë ndodhur më dhjetë maj, janë prodhim i vetë policisë për ta bërë situatën më dramatike dhe për t’ia rënduar akuzën grupit.

Naser Raufi, avokat

“Mendoj se më 10 maj nuk ka patur më konflikt. Se ato kanë mbaruar mbrëmjen e 9 majit. Mendoj se të shtënat kanë qenë të iskenuara nga shërbimi sekret me qëllim që të defokusohet opinioni dhe të mbetet një situatë e rrezikshme për popullatën. Unë mendoj se askush nuk ka shtënë drejt policëve, por ata vetë të cilët e kanë inskenuar kanë shtënë me armë”

Raufi beson se në shkallën e dytë gjyqësore në Apel, do ndyshohet vendimi fillestar i Gjykatës Penale dhe në këtë stadium do kenë mundësi që përsëri të propozojnë zyrtarë të lartë shtetëror të kësaj kohe si dëshmitarë.

Naser Raufi, avokat

“Mendoj se Apeli do ta ndryshojë vendimin. Kjo pasi që jykata Themelore nuk mund të sjellë vendim për të një rast të tillë kompleks pa i marrë parasysh të gjithë provat e propozuara nga mbrojtja. Do e thirrim ishdrejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, Mitko Çavkovin si drejtor i Byrosë për Siguri Publike dhe ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska”

Gjykata ende nuk ka arritur ta përkthejë verdiktin e shkallës së parë në shqip, pa të cilin nuk mund të caktohet datë për gjykim, dhe kjo beson Raufi që bëhet qëllimisht, për tua shtuar agoninë të akuzuarve që gjenden në burgjet e Maqedonisë në kushte mizore. Avokati Raufi thotë se ka njohuri se prokuroria do të ankimojë edhe vendimin për lirimin e katër personave nga Maqedonia në mënyrë që t’i pamundësojë të kërkojnë dëmshpërblim dhe t’i doemos t’i fusë në këtë rast. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski por edhe kryeministri, patën premtuar një hetim ndërkombëtar për këtë rast, para se të merrej verdikti, por edhe sot e kësaj dite, nuk ka asnjë zë lidhur me këtë ide./SHENJA

Baby Boo