Rasti i Florës, zv.kryeministri Osmani: Filipçe më informoi se procedura është në vijim


Ka plot ëndrra e dëshira. Asgjë nuk e dallon nga moshataret e saj. Atë shpesh herë mund ta shihni nëpër fotografi me një maskë oksigjeni. Kjo është Flora Gashi, është 20 vjeçe e një pjesë të jetës e kalon në spital për shkak të një sëm*undje të rrallë që quhet fibrozë cistike.

“Kam ardhur të shtunën, javën e kaluar, shkaku se kam vje*llur gj*ak. Mirë kam qenë, isha duke bërë terapitë në shtëpi, ushtrimet dhe përnjëherë nisa me nxjerr shumë gj*ak. I tregova doktoreshës, më tha të vij në spi*tal patjetër. Erdhëm më dhanë disa tera*pi, për të ma ndalur gjakun tani po bëjmë çmos për të arritur deri te ilaçi përndryshe çdo muaj unë vij në spi*tal. Nuk ka shans të kaloj një muaj në shtëpi tha Flora Gashi. Sëm*undja e saj është e rëndë. Nga terapitë thotë se kanë nisur t’i dobë*sohen eshtrat. Ndërsa ditët jashtë spitalit janë të njëjta. Kështu është storia e Florës e cila ka shumë nevojë e që pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, zv.kryeministri Bujar Osmani informon se ka biseduar me ministrin e shëndetësisë dhe i njejti i ka thënë që procedura për furnizimin me ila*çin që trajtohet ajo është në vijim e sipër. “Për rastin e Florës bisedova me ministrin e shëndetësisë dhe i njëjti më informoi se procedura për sigurimin e barit nga ana e fondit të shëndetësisë është në vijim e sipër. Shpresoj gjithçka të jetë në rregull.”, ka shkruar Osmani në facebook.

Baby Boo