Rasti i çuditshëm i Elvana Gjatës, publikon një këngë të re, por…


Ndërkohë që këtë verë artistja ka qenë tepër e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore në Shqipëri, duket se Elvana Gjata nuk e ka lënë pas karrierën e saj ndërkombëtare.

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka publikuar projektin e radhës për tregun ndërkombëtar dhe kësaj radhe në një bashkëpunim me artistin me famë botërore, Poo Bear. Por ky është një rast tepër i çuditshëm për Elvana Gjatën, e cila nuk është bërë fare e gjallë që pas incidentit ku mbeti i vrarë një person, për të cilën u përfol se ishte përfshirë edhe i dashuri i saj, raporton Top Channel.

Artistja nuk ka bërë asnjë promovim të këtij projekti muzikor. Ka qënë pikërisht Poo Bear, ai që ka publikuar këtë projekt muzikor në “Youtube” dhe në rrjetet sociale. Pavarësisht kësaj, lidhur me këtë projekt muzikor, Elvana është mbështetur shumë nga koleget e saj si Xhensila dhe Besa, të cilat kanë dhënë vlerësimet e tyre për “Shade”.

Nga ana tjetër, fansat, të cilët shprehen vazhdimisht se iu ka munguar pafund artistja e tyre e preferuar kohët e fundit, kanë mirëpritur dhe sugjeruar këtë projekt muzikor, që të bëhej pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare në Top Awards.

Baby Boo