Rast i rrallë ndodhë në Turqi: 105-vjeçarja mposht COVID-19 për 5 ditë


Një grua turke 105-vjeçare në Stamboll ka mposhtur koronavirusin e ri (COVID-19) për vetëm pesë ditë. Pasi vuri re simptoma si dobësia dhe humbja e oreksit, Huriye Başkapan dhe fëmijët dhe nipërit e saj shkuan në spital për diagnostikim dhe trajtim.

Ajo u shtrua në spital kur testi i saj për COVID-19 doli pozitiv dhe u vërejtën probleme në veshkat dhe mëlçinë e saj. Vajza dhe një nip i saj ishin gjithashtu të infektuar me të njëjtin virus.

Përkundër moshës së saj dhe sëmundjeve kronike, ajo e mposhti sëmundjen me një trajtim pesëditor. Anëtarët e tjerë të familjes së saj gjithashtu u shëruan dhe u kthyen në rutinën e tyre të përditshme.

“Sëmundja ime kaloi shpejt. Nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi. Sapo më thanë që isha i infektuar me këtë virus”, tha Başkapan. Ajo falënderoi mjekët dhe shtetin turk. “Ata u kujdesën për ne në spital. Allahu u dhëntë atyre jetë të gjatë”, tha ajo.

Mjeku i saj Emre Özge tha se ata i dhanë “trajtim agresiv” Başkapan-it për dy ditët e para dhe rishikuan trajtimin sipas testeve ditore të gjakut dhe ekzaminimeve fizike. “COVID-19 mund të jetë fatale për pacientët e moshuar dhe me kushte themelore shëndetësore. Ajo iu përgjigj shumë mirë trajtimit”, tha Özge./AA/

Baby Boo