Spasovski: Kartelën pagesore vendore do ta marrin 324.479 qytetarë


Kartelën pagesore vendore “Blej produkte vendore” do ta marrin 324.479 qytetarë, 28 milionë euro para për qytetarët, dedikuar për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore për rimëkëmbjen e ekonomisë të Maqedonisë, ka shkruar kryeministri Oliver Spasovski në Fejsbuk.

Shfrytëzuesit, siç shprehet ai, do të marrin kartelën pagesore thjesht dhe pa procedurat e aplikimit. Ata do të marrin kartelë pagesore vendore e njohur me sloganin “Blej produkte vendore”, të cilën do ta lëshojnë bankat, mbi të cilat do të vendosen mjetet dhe të cilat do të mund ta përdorin. Lista e qytetarëve që marrin ndihmë financiare është publikuar në faqen e internetit http://www.kupuvamdomasno.gov.mk. Me vendosjen e numrit amë secili qytetarë do të mund ta kontrollojë shumën të cilën i takon dhe të fitojë informacion për bakën që do ia lëshojë kartelën. Bankat do ta dërgojnë kartelën në adresën e shfrytëzuesit të ndihmës sociale apo personit që mund ta marrë në bankë. Bankat këtë informacion do ta publikojnë në ueb faqet e tyre dhe do të kontaktojnë me opinionin.

Shfrytëzues janë gjithashtu edhe të punësuar me të ardhura të ulëta, të cilët janë 117.144 persona dhe ata do të marrin 3,000 denarë. Këta janë persona që janë të punësuar dhe që për periudhën janar-prill 2020 kanë fituar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe shtesave të pagës në shumën neto që nuk i kalon 60,000 denarë në nivelin me orar të plotë, sipas të dhënave të PRO. Ata gjithashtu do të marrin vauçer për turizmin vendas prej 6,000 denar përmes masës për forcimin e turizmit të brendshëm të Ministrisë së Ekonomisë.

Kartelë vendore do të marrin edhe të rinjtë të moshës 16 deri në 29 vjeç, me nga 3.000 denarë të cilët janë pjesëmarrës aktiv në arsimin e mesëm formal shtetëror dhe arsimin e lartë universitar.

Kartelë vendore do të marrin edhe 4394 punonjës shëndetësor të angazhuar në shpëtimin me Kovid 19, të cilët do të fitojnë 40 për qind nga neto paga e fundit.

Siç shton kartela vendore pagesore është pjesë e grupit të tretë të masave ekonomike të cilat kanë për qëllim ta rimëkëmbin ekonominë në fazën e rinovimit gradual të saj dhe krijimin e ekonomisë së re zhvillimore të Maqedonisë.

Baby Boo