Rashidi për bll*okimin e Ligjit për shtetësi: Partitë maqedonase u bën bashkë për të pe*nguar një të drejtë të shqiptarëve


Në emisionin “ENTER”, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, duke folur për Ligjin për shtetësi dhe bll*okadën me amendamente që po e bën opozitat për shqiptare kuvendit, shkaku i mos votimit të këtij ligjit, tha se bëhet fjalë për një çështje e cila po zvarritet gati 30 vite.
“Ne kemi pasur shumë ankesa nga këto qytetarë, dhe koalicioni ynë këtë çështje e ka pasur edhe premtim parazgjedhor dhe konfrom asaj ne përgatitim një ligj për ta rregulluar këtë çështje. Ligji është përgatitur tre muaj”, u shpreh Syrija Rashidi në emisionin “ENTER”.

Ai tha se Ligjin më herët ua kanë dërguar partive më të mëdha që të kenë kohë dhe ta shqyrtojnë në mënyrë që i njëjti të mund të përmirësohet.
“Qeveria u shpreh se për ata është i papranueshëm ky ligj, ndërsa nga ana tjetër edhe opozita maqedonase ju bashkëngjit këtij karvani të opstruimit dhe pengimit të ligjit me parashtrimit të qindra ligjeve. U bë një presedan që një ligj të bll*okohet jo për arsye politike por etnike. Sepse gjithë partitë politike maqedonase u bën bashkë për ta penguar një të drejtë të shqiptarëve”, tha Rashidi.
Ai shtoi se kjo u ka mundësuar atyre që edhe ata të bllokojnë ligje me amendamente të panumërta.

Baby Boo